Prizren: Arrestohet një person nën dyshimin për ngacmim dhe dhunim

Një person është arrestuar të premten në Prizren, nën dyshimin se ka ngacmuar dhe dhunuar një vajzë.

Policia njofton se rasti ka ndodhur më 22 nëntor 2025, rreth orës 16:00. I dyshuari, mashkull, është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje.

“DHUNIM- Prizren / 22.11.2025 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se i njëjti dyshohet se e ka ngacmuar dhe dhunuar viktimën f/k. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”