Me ardhjen e mërgimtarëve ka nisur edhe rritja e fluksit nëpër pikat kufitare.
Pritjet më të gjata janë në Jarinjë deri në 40-50 minuta në hyrje dhe 30-40 minuta në dalje, sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Fluks ka edhe te Dheu i Bardhë me 30-40 minuta pritje për të hyrë në Kosovë.














