Pritje masive në Drenicë për Enver Hoxhajn – Sami Lushtaku: Do të dalim fitues me 14 shkurt

Një pritje masive i është organizuar sot në Skënderaj kandidatin për kryeministër nga radhët e PDK’së, Enver Hoxhaj.

Lajmin për pritjen nga simpatizantët e PDK’së në Skënderaj e ka publikuar Sami Lushtaku.

Lushtaku ka shkruar se PDK ka përkrahje masive dhe kështu e mobilizuar do fiton zgjedhjet me 14 shkurt.

Postimi i plotë:

Me kryeministrin në ardhje, profën Enver Hoxhaj, takuam familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Skenderaj. Së bashku premtuam përkujdesje të veçantë për kategoritë e dala nga lufta dhe rritje të pensioneve për këto kategori.

Mbështetja për PDK-në është masive nga kategoritë e dalura nga lufta. Me këtë mobilizim kaq masiv do të dalim fitues në zgjedhjet e 14 shkurtit! SL/Fokusi.info/