Mbarimi i festave të fundvitit sjell edhe njëherë fluksin e madh në pikat kufitare.
Mijëra bashkatdhetarë kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë pas pushimit.
Në përditësimin e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, tregon se pritjet për të dalë nga Kosova shkojnë deri në një orë e gjysmë në disa pika kufitare, e në disa të tjera pritjet nuk shkojnë mbi 5 minuta.











