Gjatë ditës së sotme pritet që të ketë një takim të ri ndërmjet liderit të Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Kështu kanë thënë burime të Gazetës Blic brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.Sipas këtyre burimeve ende nuk është caktuar koha e saktë e mbajtjes së takimit, mirëpo shton ky burim, gjithssesi se do të ndodhë ky takim.
“Pritet që gjatë ditës të takohen edhe njëherë Isa Mustafa e Albin Kurti. Ky takim pritet të jetë përcaktues për arritjen e ndonjë koalicioni eventual. Ende nuk është caktuar koha e saktë e takimit”, tha ky burim i Gazetës Blic.
Zyrtarisht as nga LDK e as nga VV nuk kanë dashur të flasin për këtë takim dhe për kohën e mbajtjes së tij.Në anën tjetër, as lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk e ka përjashtuar mundësinë e një takimi me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Ai para gazetarëve, duke e komentuar mundësinë e arritjes së një marrëveshje parazgjedhore me Vetëvendosjen, ka thënë se ende nuk janë marrë vesh, raporton Gazeta Blic.Sipas tij, nëse nuk ka marrrëveshje me Vetëvendosjen, atëherë do të shkojnë të vetëm në zgjedhje.
“Nëse nuk ka marrëveshje, atëherë shohim pas 6 tetorit se më kënd të hyjmë në koalicion”, tha ai, raporton gazeta Blic.Ai e ka përjashtuar mundësinë për ndonjë koalicion tjetër të mundshëm, pos me Vetëvendosjen.
I pyetur nga gazetarët se a mund të ketë befasi pak para përfundimit të afatit për dorëzimin e listave për koalicionet, ai e ka mohuar një gjë të tillë.
“Ne nuk do të befasojmë. Në momentin që merremi vesh me Vetëvendosjen, e bëjmë publike marrëveshjen”, tha ai.
I pari i LDK-së, ndër të tjera ka theksuar se sot prapë mund të ketë takime me drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.