Pritej zyrtarizimi i tij te Juventus, bardhezinjtë marrin lajmin e keq nga Spanja. Sevilla futet në garë për sulmuesin maroken

Edhe pse Juventus ka arritur marrëveshjen verbale me Fenerbahce për transferimin e Youssef En-Nesyrin, në formë huazimi me tarfië 5 milionë euro plus të drejtë blerje për 19 milionë euro të tjera, vetë sulmuesi maroken është në dilemë të madhe.

Gianluca Di Marzio zbulon se interesimi i madh i Sevilla, që kërkon të rikthejë ish-sulmuesin, ka trazuar ndjeshëm situatën. Marokeni është i hapur për largimin nga Fenerbahce, por kërkon kohën e tij për të vendosur për një aventurë të re te Juventus apo rikthim te Sevilla.

Kur pritej që lojtari dhe përfaqësuesit e tij të udhëtonin drejt Torinos për të kryer testet mjekësore, ata kanë të qëndrojnë për momentin në Turqi, pas interesimit të fortë nga ana e Sevilla.

The post Pritej zyrtarizimi i tij te Juventus, bardhezinjtë marrin lajmin e keq nga Spanja. Sevilla futet në garë për sulmuesin maroken appeared first on Telesport.