Prishtinë, Prizren e Mitrovicë: Si u rrotlluan tryezat sot në krahasim me raundin e parë të para katër viteve

Tryezat u rrotlluan në tre ‘kryeqytete’ të Kosovës nga harta zgjedhore e vitit 2021.

Nga një Kosovë që në nivel kombëtar dominohet nga Vetëvendosje u ripluralizua zgjedhja politike nga votues në një ridefinim zgjedhor: me fitues relativ gjithandej.

  • Prizreni

Marrë krahasimet për Prizrenin nga raundi i parë i zgjedhjeve lokale të vitit 2021 kur garonin Mytaher Haskuka i VV-së dhe Shaqir Totaj – rezultatet e 2025 e kthejnë në rrokadë relacionin e pushtetit të votave.

Mytaher Haskuka (VV): 24 mijë vota, 40.4%
Shaqir Totaj (PDK): 18 mijë e 919 vota, 31,3%

Saktësisht e simetrikisht e kundërta ngjau në raundin e parë të zgjedhjeve lokale 205.

Shaqir Totaj (PDK): 24 mijë e 281 vota, 41,99%
Artan Abrashi (VV): 17 mijë e 231 vota, 29,8%

  • Mitrovica

Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës kishte korrur fitore të pastër në Mitrovicë kundrejt Agim Bahtiri të VV-së më 2021. Fitorja ishte e thellë me rreth 6 mijë vota.

Bedri Hamza (PDK): 16 mijë e 566 vota, 53,69%
Agim Bahtiri (VV): 10 mijë e 654 vota, 34,53%

Katër vite më vonë, më 2025, Arian Tahiri i Partisë Demokratike të Kosovës si pasues i Hamzës është në 1 mijë vota më pak, ndërsa Faton Peci si pasues i Agim Bahtirit, është në 5 mijë vota më shumë.

Arian Tahiri (PDK): 15 mijë e 368 vota, 47,89%
Faton Peci (VV): 15 mijë e 340 vota.

  • Prishtina

Arben Vitia i Vetëvendosjes kishte dominuar me të madhe zgjedhësin prishtinas në raundin e parë të vitin 2021, ku kishte dalë bukur-larg i pari nga kundërkandidatët e vet, Përparim Rama i LDK-së dhe Uran Ismaili i PDK-së. 11 mijë vota ishte dallimi i Arben Vitise ndaj Përparim Ramës, 18 mijë ndaj Uran Ismailit.

Arben Vitia (VV): 36 mijë e 818 vota, 42,54%
Përparim Rama (LDK): 25 mijë e 252, 29,17%
Uran Ismaili (PDK): 18 mijë e 771 vota, 21,69%

Katër vite më vonë, e tëra është përmbysur në zgjedhjet lokale të vitit 2021, përkatësisht në raundin e parë: me një ridefnimin të tërësishëm zgjedhor.

Përparim Rama u ngrit i pari me 9 mijë vota më shumë se në raundin e parë të zgjedhjeve 2021, ndërsa Uran Ismaili me 10 mijë vota më shumë. Hajrulla Çeko i VV-së ra në 2 mijë vota më pak se Arben Vitia i VV-së më 2021.

Përparim Rama (LDK): 34 mijë e 752 vota, 33,76%
Hajrulla Çeko (VV): 34 mijë e 22 vota, 33,05%
Uran Ismaili (PDK): 28 mijë e 588 vota, 27,77%.