Një shtetase e Kolumbisë ka raportuar se është grabitur. Ajo ka thënë se disa persona i kanë hyrë në banesë dhe ia kanë grabitur 10 mijë euro.
Njoftimi:
GRABITJE
Rr. “Halil Alidemaj”, Prishtinë 10.11.2025 – 20:00-20:40. Viktima femër shtetase e Kolumbisë ka raportuar se tre persona të panjohur kanë hyrë në banesën e saj me armë dhe ia kanë grabitur 10.000 euro para të gatshme. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori.









