Prishtinë: Duke kërcënuar me thikë, grabitësi merr afro 2000 euro nga një dyqan

Një rast i grabitjes është raportuar mbrëmë në Prishtinë.

Në një dyqan në rrugën “Rexhep Luci” janë grabitur 1720 euro.

Rastin në polici e ka raportuar një punonjëse e dyqanit, e cila deklaroi se grabitësi e kërcënoi me thikë derisa mori paratë nga arka e dyqanit.

I dyshuari u largua në drejtim të panjohur.

Policia konfirmon se rasti i iniciuar si “Grabitje” është duke u hetuar nga njësitet përkatëse.