Dita e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale përkon edhe me Ditën e Përkujtimit të 14 ushtarëve britanikë, të cilët dhanë jetën gjatë misionit të tyre në Kosovë gjatë kohës së luftës dhe pas saj.
Në sheshin e Prishtinës u organizua një ceremoni për të nderuar këta ushtarë, ku morën pjesë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, përfaqësues të lartë të Ambasadës Britanike, trupat e KFOR-it, diplomatë nga misione të ndryshme ndërkombëtare, si dhe qytetarë të shumtë që erdhën për të nderuar kujtimin e tyre.
Aktiviteti përfshiu vendosjen e kurorave në memorialin britanik dhe një moment heshtjeje si shenjë respekti, si dhe leximin e lutjeve përkujtimore, raportoi gazetarja e Klan Kosovës, Bardha Shala.
The post Prishtinë: Britanikët kujtojnë ushtarët e rënë në detyrë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.








