Rreth orës 10:00 dje, policia ka arrestuar një grua kosovare nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së saj.
Sipas njoftimit, e dyshuara është intervistuar nga autoritetet, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore.
Rasti po hetohet nga organet kompetente.
Raporti i plotë:
- Prishtinë 05.12.2025 – 10:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta i ka shkaktuar dhunë psikike nënës së saj. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje./lajmi.net/











