Prishtinasi rrahu familjaret, përfundon në pranga

Një qytetar në Prishtinë është arrestuar nën dyshimet se i njëjti ka ushtruar dhunë në familje.

Rasti raportohet të ketë ndodhur  mbrëmjen e së premtes, transmeton Klankosova.tv.

“Prishtinë 08.11.2025-21:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj dy viktimave femra kosovare”.

“ Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

 

The post Prishtinasi rrahu familjaret, përfundon në pranga appeared first on Klan Kosova.