Qytetet në vjeshtë dhurojnë atmosferë magjike, plotë ngjyra të ngrohta të natyrës që na rrethon.
E një atmosferë të tillë na e ofron edhe Prishtina. Sheshet dhe rrugicat e saj janë mbushur me gjethe shumëngjyrëshe, të cilat kanë krijuar një bukuri mahnitëse.
Vjeshta, e cila për shumëkënd është një nga stinët më të bukura, e ka gjetur këtë herë Prishtinën nën petkun e rrezeve të diellit, gjë që e ka bërë akoma më të dashur për qytetarët.
Fëmijët janë ata të cilët jehojnë në këtë vend, e që i japin një gjallëri edhe më të madhe.
E për studentët, vjeshta këtu është një fillim i ri, një obligim shtesë, e mbi të gjitha një kënaqësi e cila shpeshherë mund të triumfojë edhe me dashuri.
Ndërkaq, të moshuarve kjo stinë ju sjell shumë kujtime ku vetëm vitet e tyre janë dëshmitarë të gjithë asaj që ka ndodhur më parë.
E kjo stinë i bën njerëzit edhe më melankolik. Dita shkon shpejt, e nata arrin më herët./T7/