Ish-diplomati amerikan bën thirrje që liderët politikë të Kosovës të tregojnë përgjegjshmëri, të formojnë një qeveri funksionale dhe të marrin vendime në të mirë të qytetarëve.
Jonathan Moore, ish-diplomat amerikan, ka bërë thirrje që udhëheqësit politikë në Kosovë të tregojnë përgjegjshmëri dhe të formojnë një qeveri funksionale. Ai theksoi se vendi udhëheqës politikë të zgjedhur në mënyrë demokratike, të cilët duhet të bashkohen, të gjejnë rrugëdalje dhe të marrin vendime që janë në të mirë të qytetarëve.
“Mos prisni që Uashingtoni thjesht do t’ju japë dhurata për shkak se jeni kosovarë, apo për ndonjë arsye tjetër. Dëshmojeni se jeni vend demokratik e sovran, bëni kompromise, krijoni koalicione dhe merrni vendime pozitive për qytetarët e Kosovës”.
Ky është konkluzioni i tij pas vendimit e Shteteve të Bashkura për pezullimin e dialogut të planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të frustrimit gjithnjë e në rritje të administratës amerikane rreth veprimeve e qeverisë në detyrë në Prishtinë.
E për të rikthyer në binarë raportet me SHBA-në, të cilat vitet e fundit kanë qenë në gradën e fundit, ish-diplomati këshilloi Kosovën të bëjë kompromise në dialogun me Serbinë, përfshirë themelimin e Asocacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Arsyeja pse ekziston dialogu Prishtinë-Beograd është për të avancuar mundësitë e Kosovës për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian dhe për të mbështetur procesin e saj të anëtarësimit në NATO. Nuk ka rrugë tjetër, pra kjo nënkupton koncesione”.