Qeverisja e Përparim Ramës në Prishtinë ka nisur nga sot një metodë moderne për të identifikuar mbeturinat e vëllimshme.
Kjo përmes një platforme elektronike përmes së cilës qytetarët lajmërojnë kur kanë mbetje fizike, raporton Klan Kosova.
Mbeturinat.com është platforma digjitale e lansuar të dielën, ku qytetarët përmes një fotografie mund të lajmërojnë e kërkojnë largimin e gjërave vëllimore nga shtëpitë e tyre.
Kjo risi po mirëpritet nga kryeqytetasit që thonë se janë mbuluar nga bërlloku.









