Prishtina fiton ndaj Sheriff Tiraspol, por eliminohet nga Europa League

Prishtina ka arritur një fitore me rezultat 2-1 ndaj Sheriff Tiraspol në stadiumin “Fadil Vokrri”, por kjo nuk ka mjaftuar për të kaluar më tej në kualifikimet e Europa League, pasi humbja 5-0 në Moldavi ka peshuar rëndë në rezultatin e përgjithshëm.

Pjesa e parë e takimit është mbyllur pa gola, me skuadrën kosovare që e ka nisur ndeshjen më kërkuese, duke tentuar të gjejë sa më parë golin e avantazhit.

Në minutat e para, Prishtina ka pasur një moment të diskutueshëm, kur lojtarët kanë kërkuar penallti pas një zhvillimi në zonë, por pas rishikimit në VAR, gjyqtari ka konfirmuar se nuk kishte.

Në pjesën e dytë kanë ardhur edhe golat. Kanë qenë mysafirët nga Moldavia që kanë kaluar të parët në epërsi me golin e Serobyan në minutën e pesëdhjetë e një.

Reagimi i Prishtinës ka qenë i shpejtë: vetëm pesë minuta më vonë Namani e ka barazuar rezultatin në 1-1.

Skuadra kosovare ka vazhduar të këmbëngulë dhe e ka gjetur golin e fitores me anë të Ahmetit në minutën e gjashtëdhjetë e pestë, duke përmbysur ndeshjen në 2-1.

Megjithatë, fitorja në këtë ndeshje nuk ka mjaftuar për të përmbysur humbjen e rëndë nga takimi i parë, duke e çuar Sheriff Tiraspol në raundin tjetër të Europa League me rezultatin e përgjithshëm 6-2.

Prishtina do ta vazhdojë rrugëtimin evropian në kualifikimet e Conference League.

The post Prishtina fiton ndaj Sheriff Tiraspol, por eliminohet nga Europa League appeared first on Kosovapost.net.