Prishtina e ‘djeg’ biletën e aeroplanit që Fitore Pacolli e dëshironte për Përparim Ramën

Mbi 51 për qind e qytetarëve të kryeqytetit e votuan kandidatin e LDK-së, duke e lënë të dytin Hajrulla Çekun e Vetëvendosjes, për të cilin partia e tij ishte e bindur se fiton, raporton Klankosova.tv

Madje, deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, para disa ditësh e paralajmëronte largimin e Përparim Ramës nga Kosova, duke pretenduar se do të humbasë garën.

Por, ndodhi e kundërta dhe LDK arriti që me Ramën ta fitojnë Prishtinën edhe për një mandat./Klankosova.tv

The post Prishtina e ‘djeg’ biletën e aeroplanit që Fitore Pacolli e dëshironte për Përparim Ramën appeared first on Klan Kosova.