Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, i ftuar në televizionin publik theksoi se Prishtina vuan nga mungesa e një spitali të përgjithshëm. Sipas tij, Prishtina është i vetmi kryeqytet që nuk e ka spitalin e vet. Haradinaj tregoi se ky spital do të ndërtohet në fshatin Llukar, fshat ky 12 km larg qendrës së kryeqytetit.
Ai theksoi se prona në këtë vend është lehtë e shfrytëzueshme, ajri është i pastër, si dhe unaza e re e qytetit që do të ndërtohet nga qeverisja Haradinaj 2, mundëson qasje të lehtë të spitali.
‘Ndërtimi i këtij spitali do të ndikonte në rënien e dukshme të pacientëve që kërkojnë shërbime në QKUK, kështu duke i dhënë hapësirë më të mirë për shërbime edhe QKUK-së për qytetarët nga e gjithë Kosova’, thekson ai.
‘Përkundër se Kosova i ka gjashtë spitale rajonale, ai ka thënë se Prishtina nuk e ka një të tillë për gjysmë milioni banorët e saj. Spitali i Përgjithshëm i Prishtinës do t’i shërbejë të gjithë qytetarëve të komunave që hyjnë në territorin administrativ të Prishtinës’ u shpreh ai.