Prishjet e kabllos nëntokësore e lënë një lagje të Prishtinës pa rrymë

KEDS ka njoftuar se si pasojë e mbingarkesës në trafon Emin Duraku, kabllot nëntokësore të cilat furnizojnë rrugët Abdullah Tahiri, Maliq Pashë Gjinolli, Shefqet Zeka dhe një pjesë të Ilir Konushevcit janë dëmtuar në masë të madhe, ku për pasojë aktualisht rrugët e lartëcekura janë pa energji elektrike.

Bëhet fjalë për rrugët: Avdullah Tahiri, Maliq Pashë Gjinolli, Shefqet Zeka dhe një pjesë e rrugës Ilir Konushevci. Kjo për shkak se këto rrugë janë dëmtuar në masë të madhe, thuhet në njoftim.

KEDS thotë se ekipet po punojnë maksimalisht që sa më parë të sanojnë dëmin dhe të ri kthejnë furnizimi me energji elektrike.