Policia e Pejës është deklaruar lidhur me aksidentin që ka ndodhur sot në drejtim të Rugovës, ku një gur i madh ka rënë mbi një veturë në lëvizje.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha për Klankosova.tv se në veturë ndodheshin katër persona, burrë, grua dhe dy fëmijë.
Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
“Por, fatmirësisht, të lënduarit nuk kanë pësuar lëndime serioze dhe familja është jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.










