Princi Harry, Duka i Sussex, bëri një vizitë befasuese në kryeqytetin ukrainas Kiev, thanë të premten për CNN dy burime të njohura me çështjen.
Vizita vjen pasi Harry bëri një udhëtim solo në Britani më herët gjatë javës, gjatë të cilit u ribashkua me të atin, Mbretin Charles III, për takimin e tyre të parë ballë për ballë në 19 muaj.
Lajmi për udhëtimin u dha për herë të parë nga “The Guardian”, e cila tha se ai shoqëroi Harryn në udhëtimin me tren për në Kiev.
Sipas raportit të “The Guardian”, Harry bëri vizitën pas një ftese nga qeveria ukrainase dhe pritet të detajojë iniciativa të reja me fondacionin e tij Invictus Games për të mbështetur rehabilitimin e ukrainasve të plagosur.