Prezentohen mundësitë e investimit të Kosovës në Dubai
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj po merr pjesë në Forumin Ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe që po mbahet në Dubai.
Mikpritje e jashtëzakonshme nga Ministri i Ekonomisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, z. Sultan bin Saeed Al Mansouri, në kuadër të Forumit Ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe që po mbahet në Dubai.
z. Al Mansouri shprehu përkushtimin e plotë të Emirateve të Bashkuara Arabe për të vazhduar me marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy vendeve tona, me orientimin strategjik për forcimin e lidhjeve ekonomike. Ky shtet ka pasur zhvillimin e vet bazuar mbi inovacionin dhe u pajtuam që ti shkëmbjemë praktikat dhe ekspertizën, shkruan Beqaj në Facebook.