Prezantuesi i njohur, Robert Bojaj, ka ndarë sot në mëngjes lajmin e hidhur se ka humbur babain e tij.
Robi e bëri të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku menjëherë mori dhjetëra mesazhe ngushëllimi nga miqtë, kolegët dhe ndjekësit.
Në postimin e tij, Bojaj shprehu dhimbjen për humbjen e njërit prej njerëzve më të shtrenjtë të jetës së tij.