Autokolona e parë autonome ushtarake e Evropës përfundoi së fundmi demonstrimin e saj përfundimtar në Spanjë, bnë të ditur njoftimet mediatike, sipas Euronews.
Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian demonstroi një flotë automjetesh tokësore autonome që kryenin logjistikë të koordinuar, mbështetur nga një sistem navigimi që përdor inteligjencën artificiale (IA).
Projekti quhet ”Convoy Operations with Manned-unManneD Systems” ose konsorciumi “COMMANDS, dhe koordinohet nga kompania spanjolle e aeronautikës dhe mbrojtjes ”Sener”.
Ai u prodhua nga një grup prej 21 partnerësh evropianë dhe u financua me një investim prej 24,8 milionë euro nga “Fondii Evropian i Mbrojtjes”.
Grupi “COMMANDS” thotë se koordinon sistemet e pilotuara dhe jo-pilotuara në tokë dhe ajër, dhe përmirëson mënyrën se si automjetet ushtarake operojnë në mjedise “jo të strukturuara” dhe me sinjale satelitore të dobëta ose të degraduara.
Njësitë në Spanjë kontrolloheshin nga sistemi “Naviground”, i prodhuar nga “Sener”. Ai përdor një kombinim sensorësh, IA, mësim makinerik dhe rrjete telekomunikimi 5G, që i lejon një automjeti tokësor të kuptojë mjedisin përreth dhe të lëvizë në mënyrë autonome, transmeton ATSh.
Sener kishte testuar më parë sistemin “Naviground” në një seri automjetesh ushtarake që përfshinin një asistent logjistik dhe disa tanke.
Në një video promovuese, kompania e përshkroi sistemin si “një nga armët e mëdha sekrete” për të përmirësuar mënyrën se si automjetet ushtarake bashkëpunojnë dhe shkëmbejnë informacion.












