Álvaro Arbeloa u prezantua si trajneri i ri i Real Madridit, pasi drejtoi stërvitjen e parë në vend të Xabi Alonsos së shkarkuar: “Është një ditë e veçantë. Jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë dhe detyrën që kam përpara, të cilën e nis me entuziazëm të madh”.
Ai shpjegoi si u njoftua për detyrën: “Dje pasdite më thanë se Xabi dhe klubi u ndanë dhe se merrja përgjegjësinë e ekipit të parë. Kam folur me Xabi; e dini miqësinë që na lidh, sa shumë e vlerësoj dhe e dua, kjo është reciproke”. Për çështjet e skuadrës shtoi: “Ajo për të cilën flas me Xabi mbetet mes nesh. Pres me padurim ndeshjen e parë, luajmë në Kupë”.
Arbeloa nuk trembet nga roli i përkohshëm: “Jam këtu prej 20 vitesh, kjo është shtëpia ime”. As menaxhimi i grupit nuk e tremb: “Kemi lojtarë të mëdhenj dhe të gjithë duan të fitojnë”. Për Mourinho: “Nuk kam folur me të. Ishte privilegj të stërvitesha prej tij. Do të jem Arbeloa; po të doja të isha Mou, do të dështoja keq”.
The post Prezantohet Arbeloa: Do të jem vetvetja, po të doja të isha Mourinho do të dështoja appeared first on Telesport.










