Publicisti Veton Surroi ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë një pakicë në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.
Surroi ka thënë se UÇK nuk ka qenë shumicë në Kosovë, pork a qenë një pakicë e organizuar që ka luftuar.
Sipas Surroit UÇK’ja ka qenë pakicë që nuk e ka përfaqësuar shumicën në Kosovë.
“UÇK nuk ka qenë shumicë në Kosovë, ka qenë pakicë në Kosovë, pakicë natyrisht e organizuar e ka luftuar, por ka qenë pakicë nuk e ka përfaqësu shumicën në Kosovë, shumicën e spektrit politikë”, tha Surroi në RTV Dukagjini, transmeton Gazeta Metro.
Surroi këto komente i bëri teksa fliste për humbjen e krahut të luftës në zgjedhjet e fundit pas shumë viteve dhe ardhjen në pushtet të opozitës.