Presioni ndaj numëruesve në QNR, Rama i VV-së mundohet t`i arsyetojë veprimet e tij

Sekretari i Përgjithshëm i LVV-së, Alim Rama, është munduar t`i arsyetojë veprimet e tij të fundit në QNR, të cilat janë konsideruar si presion në numëruesve.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka tentuar që të sqaroi rolin e tij si vëzhgues i partisë në pushtet.

Ndonëse rregullat e VV-së ua ndalojnë vëzhguesve të partive që të komunikojnë më numëruesit e votave, ai pretendon se një gjë e tillë i lejohet.

“Derisa numëruesit/komisionerët në QNR janë personat e kontraktuar nga KQZ-ja dhe jo të deleguar nga subjekte politike në dallim prej komisinorëve në vendvotime si në Kosovë dhe Ambasada, dhe janë përgjegjës për numërimin dhe vlerësimin e fletëvotimeve në QNR. Vëzhguesit janë të partive politike dhe janë përgjegjës për monitorimin e numërimit dhe kanë të drejt vetëm të vëzhgojnë dhe kërkojn sqarime për vendimin e numëruesve. Ata mund të pyesin dhe të kërkojn të bëjnë foto të fletëvotimeve apo të rezultateve e pastaj t’i përdorin këto për ankesat në PZAP”, ka shkruar Rama.