Presioni i zyrtarëve të VV-së mbi komisionarët dhe numëruesit e votave në QNR, presidentja Osmani “çele guri gojën”

Ka disa ditë që komisionarët, vëzhguesit dhe numëruesit e votave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve po përballen me presion të madh të dy zyrtarëve të lartë të VV-së. Sekretari i VV-së, Alim Rama dhe anëtari i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi, vazhdimisht po ndërhyjnë në punët e numërtueseve dhe ndaj tyre nuk po ndërmerret asnjë masë.

Ndonëse një gjë e tillë është e ndalur me ligj, ata kanë vazhduar t`i përsërisin veprimet e njëjta. Derisa veprimet e tilla janë cilësuar si tentim i cenimit të integritetit të votës, presidentja Vjosa Osmani ka zgjedhur heshtjen.

Shefja e shtetit nuk e ka thënë asnjë fjalë në mbrojtjes të integritetit të procesit zgjedhor. Ndaj anëtarit të KQZ që përfaqëson VV-në, nuk është ndërmarr asnjë masë as nuk kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Monitoruesit e procesit zgjedhor nga shoqëria civile kanë kërkuar reagimin e presidentes Osmani për këto raste.

Albert Krasniqi nga ‘Demokracia plus’ ka bërë me dije se presidentja Osman është dashur të marrë masa ndaj anëtareve të KQZ-së që shkelin detyrimet e tyre.

Modeli i përcaktuar për KQZ-në në Kosovë është ai i një institucioni të pavarur, ku anëtarët e saj betohen për të shërbyer në mënyrë të paanshme dhe profesionale. Çdo përpjekje e anëtarëve të KQZ-së për të ndërhyrë në punën e komisionerëve dhe vëzhguesve të subjekteve politike, përmes ndikimit apo presionit, është tërësisht e papranueshme. Këto ndërhyrje duhet të ndalen menjëherë për të garantuar integritetin e procesit të numërimit të fletëvotimeve. Në të kundërtën, Presidentja e Kosovës duhet të ndërmarrë masa për shkarkimin e anëtarëve që shkelin detyrimet e tyre, veçanërisht ndaj atyre që janë përsëritës në cenimin e administrimit të zgjedhjeve”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në “Facebook”.

Pavarësisht thirrjeve për të vepruar, presidentja Osmani ka zgjedhur heshtjen.

Deri me tani, ajo nuk ka reaguar as ndaj vonesave të shumta në numërimin e votave në procesin zgjedhor të 9 shkurtit.

Veprimet anti-ligjore të Krasniqit dhe Ramës

Nga e shtuna, gazeta Nacionale ka raportuar për veprimet anti-ligjore të dy zyrtarëve të lartë të VV-së në QNR.

Alban Krasniqi, anëtar i VV-së në KQZ, dhe sekretarin e kësaj partie, Alim Rama, edhe sot kanë vazhduar t’i pengojnë komisionarët në Qendrën e Numërimit të Rezultateve.

Në redaksinë e Nacionales kanë arritur video që e dëshmojnë një gjë të tillë. Në Në video shihet Krasniqi duke bërë presion ndaj komisionerëve.

Më pas, njëra nga komisionerët ankohet të drejtuesit, kjo për arsye se po pengohen gjatë procesit të punës.

Raportimet të ngjashme rreth Krasniqit ka pasur edhe gjatë ditëve të fundit.

Në një video tjetër, sekretari Alim Rama shihet sërish afër komisionerëve.

Ky i fundit veprime të ngjashme ka bërë edhe të shtunën në QNR.

Gazeta Nacionale ka raportuar se veprimet e tij kanë qenë në kundërshtim me rregullat për vëzhguesit janë të vendosura në çdo tavolinë të numëruesve.

Veprimet e tilla i kanë shqetësuar disa prej vëzhguesve. Në kushte anonimiteti, ata i kanë thënë gazetës Nacionale se Rama po ndërhyn herë pas here në punën e tyre.

Ata janë ankuar edhe në KQZ-në që nuk po merr ndërmarr asnjë masë ndaj tij.

Z. Alim Rama, që është sekretar i VV-së, shpeshherë ndërhyn në punën tonë. Ai këtë e bën edhe pse e di që një gjë e tillë është e ndalur. Pavarësisht ndërhyrjeve të tij, KQZ-ja po e toleron këtë sjellje dhe nuk po merr asnjë masë ndaj tij”, ka thënë numërues në kushte anonimiteti për gazetën Nacionale.

Ekipi i gazetës Nacionale, i cili kishte qëndruar atë ditë në QNR, e ka parë z. Rama disa herë duke folur me numëruesit e votave.

Komunikimi i vëzhguesve me numëruesit është i ndalur me rregullat e vendosur nga KQZ-ja.

Rregullat që tregojnë udhëzimet për vëzhguesit janë të vendosur në çdo tavolinë.

Pika katër thekson në mënyrë të qartë se komunikimi vëzhgues-numërues është i ndalur.

Vëzhguesit qëndrojnë përballë grupeve të numërimit, në një largësi të përshtatshme nga tavolina e punës dhe e kanë të ndalur të kenë kontakt fizik me materialet zgjedhore, si dhe me komunikimin me ekipet e numërimit”, thuhet në piken 4.

Kurse, në piken gjashtë ceken masat që duhet të ndërmerren ndaj vëzhguesve nga KQZ-ja, nëse ata i shkelin këto rregulla.

Në rast se vëzhguesi nuk iu përmbahet rregulloreve të përcaktuara, përjashtohet nga QNR”, thuhet në piken 6 të rregullores.