Presidentja sot takohet me përfaqësuesit e partive për datën e zgjedhjeve lokale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet që sot t’i takojë përfaqësuesit e subjekteve politike për zhvillimin e konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina ka theksuar dje se në bazë të kompetencave kushtetuese, presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Sipas tij, menjëherë pas konsultimeve, presidentja Osmani do të caktojë datën e zgjedhjeve lokale.