Presidentja Osmani takon Faton Pecin

Presidentja Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve konsultative me liderë të partive politike ka pritur në takim kryetarin e partisë “Guxo”, Faton Pecin.

Takimi ka nisur rreth orës 09:00. Peci tha shkurt se takime të tilla janë në funksion të daljes nga bllokada.

Takimi i sotëm është në kuadër të takimeve që presidentja Vjosa Osmani po i zhvillon me partitë politike për gjetjen e një zgjidhjeje për të dalë nga kriza institucionale.

Gjatë së mërkurës Osmani ka takuar edhe kreun e LVV-së, Albin Kurtin, atë të PDK-së, Memli Krasniqin, LDK-së, Lumir Abdixhikun dhe AAK-së, Ramush Haradinaj.

The post Presidentja Osmani takon Faton Pecin appeared first on Kosovapost.net.