Presidentja kujton Demaçin: Baca Adem ishte simboli i qëndresës, disident i pathyeshëm

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar veprimtarin e shquar, Adem Demaçin, në 7-vjetorin e vdekjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani thotë se Demaçi ishte simboli i qëndresës,  disidenti i pathyeshëm, zëri i të pambrojturve, kritiku i pandalshëm dhe njeriu i lirë edhe kur ishte prapa grilave.

“Në vend të hakmarrjes, ai predikoi paqen. Në vend të urrejtjes, ai mbolli pajtimin. Në vend të frikës, ai fliste me guxim për të vërtetën. Ai sakrifikoi lirinë e tij individuale për lirinë kolektive të popullit të tij. Emri i tij do të jetojë sa vetë liria! Qoftë i përjetshëm  kujtimi për Bacën Adem!”, ka shkruar tutje e para e vendit.

The post Presidentja kujton Demaçin: Baca Adem ishte simboli i qëndresës, disident i pathyeshëm appeared first on Kosovapost.net.