Presidentja edhe kësaj radhe ia mban ‘zhagun’ VV-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka mbajtur ‘zhagun’ edhe kësaj radhe Vetëvendosjes.

Ajo e ka caktuar datën 28 dhjetor për zgjedhje, atë të cilën e kërkoi VV-ja.

“Data 21 dhjetor është datë shumë e afërt, ka procedura, tenderë. Andaj e kam vlerësuar datën 28 dhjetor”, tha ajo.

Ndonëse e para e shtetit ka vendosur datën e propozuar nga VV-ja, ajo ka mohuar se ka mbajtur anën partisë në pushtet për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Ajo ka treguar së në vitin 2021 kishte vendosur kundër propozimit të Albin Kurti për shtyrje të datës së zgjedhjeve lokale.

“Siç kanë thënë disa njerëz shumë par nesh e shumë më të mençur se ne: nëse askush nuk të akuzon për asgjë, atëherë nuk ke qëndruar për asgjë. Në vitin 2021 kur partia në pushtet që kishte më shumë se 50 për qind të votave kërkonin që unë ta shtyja datën e zgjedhjeve lokale dhe kishim një opozitë shumë më të vogël se që është sot, unë vendosja në favor të kërkesës së opozitës që mos të shtyhej data e zgjedhjeve lokale, sado që kisha të drejt kushtetuese a bëjë një gjë të tillë. Edhe pse e zgjodha datën e favorshme për opozitën prapë u akuzova se po koordinohem dhe po ia bëj qefin Kurti”, ka thënë Osmani.