Presidentja e ‘pavarur’, shkon dhe e uron Faton Pecin për zgjedhjen në krye të Mitrovicës

Presidentja Vjosa Osmani ka shkuar në Mitrovicë.

Kjo me qëllim për ta uruar Faton Pecin për zgjedhjen e tij në krye të komunës.

Por, presidentja nuk ka shkuar në tjera komunë me qëllim të urimit të kryetarëve.

Normalisht, Osmani e Peci kanë qenë kolegë e themelues të partisë Guxo. Pavarësisht se presidentja sipas Kushtetutës, është simbol i unitetit dhe nuk i lejohet anësia politike, deri më tash Vjosa Osmani e ka dëshmuar të kundërtën.