Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në përurimin e pllakave “Bazë e UÇK”-së në shtëpitë e Hasan Tahirit dhe Idriz Nurakut në Plluzhinë të Skënderajt.
Thaçi ka thënë se këto dy shtëpi, ashtu si shumë të tjera në Drenicë, ishin ndër bazat e para ku qëndruan personalitete të rëndësishme të UÇK-së dhe u morën vendime të rëndësishme gjatë kohës së luftës!
Postimi i plotë i Thaçit:
“Në shtëpitë e Hasan Tahirit dhe Idriz Nurakut në Plluzhinë, baza të UÇK-së, sot u përuruan pllakat memoriale. Këto dy shtëpi, ashtu si shumë të tjera në Drenicë, ishin ndër bazat e para ku qëndruan personalitete të rëndësishme të UÇK-së dhe u morën vendime të rëndësishme gjatë kohës së luftës! HTH”