Presidenti Thaçi: Marrëveshja me Serbinë nënkupton korrigjim kufijsh, Lugina e Preshevës i bashkohet Kosovës

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka këmbëngulur se në kuadër të marrëveshjes finale mes Kosovës e Serbisë, Kosovës do t’i bashkohen Presheva, Medvegja e Bujanoci.
Ai në ”Të Paekspozuarit” ka thënë se marrëveshja finale me Serbinë nënkupton korrigjim të kufijve por jo ndarje të Kosovës, njofton Klan Kosova.
”Nuk mund të ndodhë një marrëveshje përfundimtare, pa njohje reciproke, me anëtarësim të Kosovës në OKB, edhe pa definimin e plotë të kufirit që do të thotë demarkim teknik”.
”Në kuadër të këtij demarkimi, besoj fuqishëm se mund të përfshijmë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin”.
”Të tjerat nuk janë deklarime të mijat, apo opinionet që janë prezantuar nga të tjerët. Unë punoj për një demarkim teknik, përmbyllës, Kosovë-Serbi, që do të përfshinte Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin”.