Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vazhduar edhe sot me ndarjen e dekoratave.
Ai sot ka dekoruar ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafën-Remin me Medaljen Presidenciale Jubilare për dhjetëvjetorin e pavarësisë për kontribut të çmuar për lirinë dhe pavarësinë.
“Kontribut të çmuar për lirinë dhe pavarësinë, si komandant i Zonës Operative të Llapit dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, ka dhënë edhe Rrustem Mustafa. Atë e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare për dhjetëvjetorin e pavarësisë”, ka shkruar Thaçi
Presidenti Thaçi ka dekoruar edhe Bujar Dugollin me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë për kontributin e tij si ish-Kryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve.
“Për kontributin e tij si Kryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve, si pjesë e Konferencës së Parisit më 1999 dhe për punën e tij akademike, sot e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë edhe Bujar Dugollin”, ka deklaruar Thaçi
“Lëvizja studentore kontribuoi shumë në ngritjen e motivit dhe mobilizimin e studentëve për t’iu bashkuar luftës çlirimtare”, ka shkruar Presidenti Thaçi.