Kryeministri Avdullah Hoti për herë të parë në cilësinë e kreut të Qeverisë i ka shkuar në vizitë të parit të shtetit, presidentit, Hashim Thaçi.
Takimi ka qenë i mbyllur, përderisa u tha se për temat e takimit mediet do të njoftohen përmes komunikatave nga të dy institucionet përkatëse.
Thaçi e Hoti ditëve të fundit kanë pasur komunikim në distancë sa i përket primatit të udhëheqjes së dialogut me Serbinë.
Përderisa Thaçi, është shprehur i bindur si ai përfaqëson vendin në arenën ndërkombëtare, Hoti ka thënë se udhëheqjen e dialogut ia garanton vendimi i Gjykatës Kushtuese.