Sot pritet që presidenti i vendit, z. Hashim Thaçi ta dorëzojë dokumentacionin e bisedimeve tek grupi shtetëror i bisedimeve.
“E kam bërë të qartë se deri më tani nuk ekziston asnjë dokument i shkruar zyrtar ose draftmarrëveshje e përgatitur nga BE-ja. Kjo është e natyrshme, sepse ne jemi në fazën fillestare të negociatave për të arritur një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse. Përkundër kësaj, sapo ta mbaroj pushimin, të hënën do të takojë Ekipin Negociator dhe do t’ua jap edhe në formë të shkruar informacionet e përgjithshme për periudhën e deritashme të bisedimeve. Në këtë proces historik ne do të punojmë së bashku dhe në koordinim me njëri-tjetrin”, ka thënë ditë më parë Thaçi për radion “Evropa e Lirë”.