Presidenti slloven viziton sot Kosovën

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë.

Zyra për media e Presidencës ka bërë publike edhe agjendën e takimeve të presidentit Thaçi me homologun  e tij nga Sllovenia.

Në orën 15:00 për presidentin slloven do të bëhet pritje ceremoniale në sheshin  “Ibrahim Rugova”, ku pas kësaj do të ketë një takim të përbashkët të të dy delegacioneve ndërsa në orën 16:10 është paraparë deklaratë për media e dy presidentëve.

Të martën Kuvendi i Kosovës për nder të presidentit të Sllovenisë mban seancë solemne.

Vizita e Pahor është në kuadër të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ndërsa vizita e tij është e para pas asaj që në prillin e vitit 2016 e ka bërë presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviq.