Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, sot ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Beograd. Ai ka folur edhe rreth çështjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Ai, siç përcjell FoNet, pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiqit ka folur rreth asaj që po quhet “ide për korrigjimin e kufijve ndërmjet Serbisë e Kosovës” si mënyrë për t’u zgjidhur kontesti ndërmjet dy vendeve .
“Zgjidhja e problemeve ndërmjet Serbisë e Kosovës përmes korrigjimit të kufijve kërkon shumë mençuri, shumë përkushtim ndaj zgjidhjes paqësore dhe shumë besim të shteteve të tjera, sepse ai është proces që nuk bën t’iu sjellë dëm vendeve të tjera në rajon”, citon FoNet të ketë thënë Pahor.
Ai këtë ide e ka quajtur të guximshme.