Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha se sulmet e SHBA-së në tre centrale bërthamore iraniane tregojnë se vendi është “nxitësi kryesor pas” sulmeve izraelite kundër Iranit.
Gjatë një mbledhjeje të kabinetit, Pezeshkian akuzoi SHBA-në se “po përpiqet të fshehë përfshirjen e saj në fillim”, por tha se “në fund të fundit u detyruan të ndërhyjnë drejtpërdrejt”.
Ai shtoi se sulmet iraniane ndaj Izraelit sot ishin një “përgjigje” ndaj sulmeve të SHBA-së, dhe Izraeli “nuk ka as kapacitetin dhe as guximin për të vepruar vetëm” kundër Iranit.
Në orën e fundit, agjencitë po raportojnë gjithashtu se Pezeshkian po merr pjesë në një protestë kundër sulmeve në Iran. Në videot online, presidenti shihet duke ecur nëpër turmë, duke buzëqeshur dhe duke shtrënguar duart me demonstruesit, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
The post Presidenti iranian: Izraeli nuk e ka kapacitetin e guximin të përballet i vetëm kundër nesh – SHBA nxitësi kryesor appeared first on Kosovapost.net.