Presidenti i Venezuelës Maduro-Perëndimit: Po mbështesni Hitlerin e shekullit XXI

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka dënuar bombardimet e Izraelit ndaj Iranit, duke i përshkruar ato si një “sulm kriminal” që “shkel ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara”.

“Jo luftës, jo fashizmit, jo sionizmit neonazist,” tha Maduro në një deklaratë.

Ai akuzoi gjithashtu Francën, Gjermaninë, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara se mbështesin “Hitlerin e shekullit të 21-të”, duke iu referuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, “kundër popullit fisnik dhe paqësor iranian”.

The post Presidenti i Venezuelës Maduro-Perëndimit: Po mbështesni Hitlerin e shekullit XXI appeared first on Kosovapost.net.