Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, foli për raportet me Barcelonën, Real Madridin dhe temën e Superligës Europiane: “Barcelona dhe Real Madridi janë gjithmonë të mirëpritur në familjen e futbollit europian, ku gjithmonë kanë përkitur. Megjithatë, sistemi apo formati i Champions-it nuk do të ndryshojë, kjo është e qartë”.
Slloveni mohoi kështu negociatat me promotorët e Superligës: “Nëse UEFA do të negocionte, presidenti i saj do ta dinte. Kësisoji, kjo nuk është e vërtetë”. Për ndeshjet jashtë Europës, presidenti Ceferin u shpreh skeptik: “Ekipet europiane duhet të luajnë në Europë, tifozët nuk mund të udhëtojnë në Australi apo SHBA për të parë skuadrat e tyre. Është një traditë e madhe që duhet respektuar”.
Lidhur me idetë për t’i pezulluar ekipet izraelite për shkak të luftës, ai shtoi: “Më dhemb shumë ajo që po ndodh, por nuk jam për t’i përjashtuar sportistët. Çfarë mund të bëjë një sportist për të ndalur një luftë?”
The post Presidenti i UEFA-s, i prerë: Nuk do ta ndryshojmë formatin e Champions-it për Barçën dhe Realin appeared first on Telesport.