Presidenti i Serie A në sulm: Pangopësia E UEFA-s dhe FIFA-s rrezikon t’i asfiksojë ligat kombëtare

Luigi De Siervo, administratori i deleguar i Lega Serie A, ngriti shqetësimin për kalendarin gjithnjë e më të mbingarkuar të futbollit. Në një intervistë për “Rivista Undici”, ai theksoi se Serie A ka mbi 20 vite me 20 skuadra, njësoj si kampionatet kryesore në Spanjë dhe Angli, ndërsa ndeshjet në nivel europian dhe ndërkombëtar janë shtuar ndjeshëm.

Ai deklaroi: “Pangopësia e UEFA-s dhe sidomos FIFA-s rrezikon t’iu marrë frymën kompeticionet kombëtare, për t’iu hapur rrugë kompeticioneve të rinj si Botërori për Klube, i organizuar pa konsultim paraprak me të gjithë aktorët”.

De Siervo kritikoi hapur: “Qëllimi i këtyre institucioneve është zgjerimi i vazhdueshëm, pra një kalendar tepër i ngjeshur. Ligat janë elementi i fundit vërtet demokratik në futbollin e sotëm”. Ai përmendi edhe reagimin e Premier League, që ka rritur ofertën televizive me 20%.

Sipas tij, Shoqata e Ligave Botërore ka paditur FIFA-n për abuzim me pozitën dominuese: “Kjo betejë bëhet për respekt ndaj publikut, sepse rrezikojmë që kampionatet të kthehen në parakualifikuese të thjeshta, duke humbur traditën dhe identitetin e tyre”.

 

The post Presidenti i Serie A në sulm: Pangopësia E UEFA-s dhe FIFA-s rrezikon t’i asfiksojë ligat kombëtare appeared first on Telesport.