Komandanti i KFOR-it, Gjeneral-Major Ozkan Ulutash u takua me presidentin e Hungarisë, Tamas Sulyok, në Selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë.
Misioni paqeruajtës i NATO-s tregoi se Sulyok u shoqërua nga “zëvendësministri i Mbrojtjes i Hungarisë, Tamas Vargas, dhe ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Istvan Dux”.
“Gjeneral-Major Ulutash dha një përditësim mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në të gjithë rajonin, si dhe mbi përpjekjet e KFOR-it. Ai theksoi angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të kontribuar në sigurinë e qëndrueshme në gjithë Kosovën. Ai gjithashtu vlerësoi kontributet e gjata dhe të vazhdueshme të Hungarisë në përpjekjet e KFOR-it dhe në stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.











