Presidenti i FIGC: Ishte penallti në favor të Milanit. Gabim i qartë, por VAR nuk preket

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, komentoi penalltinë e dhënë e më pas tërhequr nga VAR-i në fund të ndeshjes Milan-Bologna 1-0: “Është një gabim i qartë, por kur flasim për teknologjinë duhet të shkojmë përpara, jo të kthehemi pas”.

Arbitri Marcenaro vlerësoi në minutat e fundit të ndeshjes në fjalë faullin e dytë ndaj Nkunku, jo të parin, duke shkaktuar polemika. Gravina theksoi rëndësinë e teknologjisë: “VAR-i i ka reduktuar ndjeshëm gabimet; mjafton të shohim rastet kur arbitrat, pa teknologji, janë në dyshim dhe kërkojnë konfirmim të qartë përmes pamjeve”.

Ai shprehu mbështetje për përdorimin e VAR-it, duke theksuar se përparimi teknologjik në futboll është thelbësor për drejtësinë e lojës.

Milan penalty cancelled after VAR review and Allegri red card 89′
byu/FBIAgent46 inACMilan

The post Presidenti i FIGC: Ishte penallti në favor të Milanit. Gabim i qartë, por VAR nuk preket appeared first on Telesport.