Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe vizitë në Shqipëri

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, ka vizituar Shqipërinë, ndërkohë është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë, transmeton Anadolu.

Kryeministri Rama, së bashku me zyrtarë të tjerë, ka pritur mbrëmë Presidentin e EBA-së në Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë.

Ndërkohë, Rama dhe Al Nahyan më pas kanë realizuar një takim në selinë e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.

Në një reagim në rrjetet sociale në lidhje me vizitën, Rama e ka konsideruar Presidentin Al Nahyan “një mik të vjetër e të shtrenjtë të popullit shqiptar”.

Gjatë ditës së djeshme, vizitoi Shqipërinë edhe zëvendëskryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, njëkohësisht edhe ministër i Punëve të Jashtme, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

Nga autoritete shqiptare ende nuk ka informacione zyrtare mbi vizitën e zyrtarëve të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe mbi çështjet e diskutuara.

The post Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe vizitë në Shqipëri appeared first on Kosovapost.net.