Në prag të sfidës ndaj PSG, presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer, deklaroi: “Parizienët kanë pa dyshim një nga skuadrat më të mira të Europës për momentin, po luan shumë mirë edhe në këtë Botëror Klubesh.
Do të përballemi me fituesit e Champions League me respekt maksimal, por ne jemi Bayern Munich, nuk kemi askënd frikë. Siç kemi parë, skuadra jonë është në formë të shkëlqyer dhe kur përballen dy rivalë të nivelit të lartë, është gjithmonë spektakël i garantuar për tifozët. Në këto përballje, gjithçka vendoset nga detajet. Ndonjëherë është forma e ditës që bën diferencën.
PSG ka pasur një evolucion interesant gjatë dy viteve të fundit. Skuadra pariziene është sinonim i një futbolli të madh ofensiv. Edhe ne gjithmonë synojmë t’i frymëzojmë tifozët tanë me një futboll që shikon nga e ardhmja”.
Sa i përket pranisë së tifozëve në stadiumet e Botërorit për Klube, Hainer shtoi: “Deri tani jam argëtuar shumë. Mesatarja e spektatorëve pas fazës paraprake ka qenë 34.000, më shumë se në Serie A apo La Liga. Ndeshjet tona ndaj Boca Juniors dhe Flamengo janë ndjekur nga mbi 60.000 tifozë në stadium, ndaj Benfica nga 34.000 dhe ndaj Auckland City nga 21.000: Gjithmonë kemi pasur mbështetje të madhe, kjo është e rëndësishme”.
The post Presidenti i bavarezëve: PSG fitoi Champions-in, Ka super skuadër, por ne nuk kemi frikë askënd appeared first on Telesport.