Një emigrant malian i cili tanimë po njihet si një hero dhe të cilit i është vendosur nofka “Spider-Man” i Parisit do të bëhet një shtetas francez pas takimit me Presidentin francez Emmanuel Macron këtë mëngjes.
Arsyeja pse ai ka fituar një status të tillë, është fakti se ai ishte ngjitur deri në katin e katërt për të shpëtuar një fëmijë që ishte i varur në ballkon.
Menjëherë pasi e ka shpëtuar një fëmijë që ishte varur në një ballkon të një ndërtese në Paris, 22 vjeçari nga shteti i Malit të Afrikës, i cili është emigrant në Francë ka marrë statusin e heroit.
Momenti kur Gassama shpëtoi fëmiun:
https://www.youtube.com/watch?v=zt6Nerktik8