Presidenti Bajram Begaj dënon me forcë sulmin terrorist në Australi

Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur Sydney-n në Australi gjatë festimeve të Hanukkah, duke shkaktuar një bilanc tragjik. Sipas mediave të huaja, të paktën 11 persona kanë humbur jetën, ndërsa 12 të tjerë janë plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.

Ngjarja e rëndë, e ndodhur në zonën e Bondi Beach. Në lidhje me këtë sulm ka reaguar edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili ka dënuar ashpër aktin dhe ka shprehur solidaritetin e Shqipërisë me Australinë.

 

“Dënoj me forcë sulmin terrorist në Bondi Beach, Australi. Ngushëllime familjeve të viktimave të pafajshme, shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është në solidaritet të plotë me Australinë kundër terrorizmit dhe urrejtjes”, ka shkruar Begaj./Periskopi/